Një aksident tragjik ka ndodhur në Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një këmbësore, që ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit” në Bulqizë. Shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke shkaktuar përplasjen e këmbësorës H.M., 59 vjeçe, e cila ka vdekur në vend.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për të vijuar me veprimet e mëtejshme, ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Bulqizë/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
(Balkanweb)