Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Darëzëzës në Fier, në vendin e njohur si Shën Pjetër.


Mësohet se si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve vëllezër.


Njeri prej të dëmtuarve mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.


Bëhet me dije se të lënduarit janë dërgua për në spitalin e Fierit nga një automjet i rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe uniformat blu, të cilat po bëjnë edhe verifikimet e duhura për të nxjerrë shkaqet e këtij aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: