Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e së enjtes në aksin Rrëshen-Burrel.

Viktima e aksidentit ishte një kalimtar i rastit. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb