Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një këmbësor ka humbur jetën.
Mbrëmë, mediat e Kosovës raportuan se tre persona janë përfshirë në aksident. Në lidhje me këtë rast, policia në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje të reja.
“Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa të huaja, një veture me targa vendore dhe një këmbësor shtetas i RMV-së, i cili ka humbur jetën”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull nga Kosova, që është dërguar në paraburgim.
(Balkanweb)