KAVAJE

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Burime për ‘BalkanWeb” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë Prokurorisë, ku një mjet ka përplasur me vdekje një këmbësor me iniciale S.B, 35-vjeç.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë forca të shumta të policisë ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

“Rreth orës 18:50, në qendër të qytetit të Kavajës, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin S. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: