FIER

Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur sot në autostradën Levan-Tepelenë, ku një makinë përplasi një motoçikletë. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se viktima e aksidentit  është shtetasi me iniciale A.L 57 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:00, në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër. Shtetasi me iniciale A.H, 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka përplasur një motoçikletë.

Menjëherë pas ngjarjes drejtuesi i automjetit, shtetasi A.H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb