Një aksident sapo ka ndodhur në urën e fshatit Polenë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor për vdekje.

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Sokol Çita, 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Bujar Rika, 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, po vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb