Një aksident ka ndodhur sot në të njëjtin vend ku vetëm pak kohë më parë një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën pas përplasjes nga një makinë.
Në aksidentin e sotëm, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa përplasja e mjeteve ka shkaktuar trafik të rënduar.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se vetëm dy ditë më parë, në të njëjtin aks rrugor, një 69-vjeçar humbi jetën pas një përplasjeje me makinë.
Megjithë protestat e banorëve për rritjen e sigurisë, deri tani nuk është bërë asnjë masë për përmirësimin e kushteve të sigurisë në këtë rrugë, e cila vazhdon të jetë një zonë me rrezikshmëri të lartë, duke shkaktuar aksidente fatale kohë pas kohe.
(Balkanweb)