Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor  Fier- Kraps.

Një mjet është  përplasur me një motocikletë dhe si pasojë e goditjes së fortë , drejtuesi i motorit ka përfunduar në rrugë me dëmtime.

Ilmi Saliaj raporton për Balkanweb se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  shkaqeve të këtij aksidenti.

“Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Kraps”, motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: