FUSHE KRUJE- Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore pranë fshatit Gjormë. Viktima është Davida Doda, 23 vjeçe.

Mësohet se e reja është përplasur për vdekje nga një mjet me targa të huaja. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2017, rreth orës 11:06 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:

Automjeti me targa 01-959KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.N.,23 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb