Policia njofton se në aksin rrugor Klos-Burrel, një aksident ka ndodhur pasditen e sotme. Shoferi i automjetit tip furgon, shtetasi L.D., 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përplasur një shtetas të mitur. I mituri është transportuar menjëherë në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Hetimet janë duke vijuar për të sqaruar ngjarjen dhe për të marrë masa të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Klos/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon  për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb