Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Zëmblak.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 24-vjeçare greke, Zoi Ksila.
Ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur aksidenti por policia ndodhet në vendngjarje.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Zëmblak, automjeti tip, “Benz”, me drejtues shtetasin T. M., është përplasur me automjetin tip “Peugeot “, me drejtues shtetasin K. K.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Z. K., pasagjere në automjetin tip “Peugeot”. Ndërsa drejtuesi i këtij automjeti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)