Pesë të rinj janë aksidentuar në afërsi të rrugës së ish-minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë, në Pogradec.

Të rinjtë të moshës 30-35 vjeç udhëtonin me një mjet fuoristradë, ndërsa kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga.

Njëri prej tyre është plagosur rëndë, ndërsa 4 të tjerë kanë marrë dëmtime dhe fraktura, por janë jashtë rrezikut.

Të rinjtë kanë qenë duke dhëtuar nga Kalivaci në drejtim të Pogradecit. Ndërsa dyshohet të ketë ndikuar edhe moti i keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: