Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Sovjan.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas policisë në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja e motorit.

Aktualisht po bëhen të gjitha verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa pasagjerja ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: