Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 11.00 të kësaj të hëne në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës” , 3 km larg qytetit të Librazhdit.

Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përmbysur në rrugë.

Ndërkohë drejtuesi i automjet dhe një person tjetër si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur.Paraprakisht nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa transporti i tyre për në spital është i vështirë për shkak të qarkullimit jashtëzakonisht të dendur të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb