Një mjet tip Volkswagen që shërbente si taksi ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kashtbardhë në rrugën nacionale Lushnje-Berat.

Raportohet se drejtuesja e mjetit një 40 vjeçare me iniciale M.Sh ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Mjeti ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës.

40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që për nxjerrjen e saj është dashur ardhja e zjarrfikësve të qytetit.

Policia në vendngjarje po kryen dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinon trafikun. Kthesa në fjalë është shumë e rrezikshme ku edhe barrierat anësore të hekurta janë dëmtuar dhe shqyer nga daljet e shpeshta të makinave nga rruga në këtë pikë.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: