Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor. Policia ka shkuar në vendngjarje pasi aksidenti është regjistruar pak pas ngjarjes.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se nga aksidenti janë plagosur dy persona, të cilët udhëtonin me motor. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup. Mësohet se të plagosurit janë një nënë dhe djali i saj. Drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit dhe po merr masa për sqarimin e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 13:55, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja G. P., pasagjere në motomjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: