Një aksident midis dy mjeteve u regjistrua këtë të diel në autostradën Rrogozhinë-Lushnje pranë mbikalimit të fshatit Zhamë.

Një mjet tip Volkswagen, i marrë me qira, në të cilin udhëtonin dy turistë polakë kanë goditur nga pas një automjet top Renault. Si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Aktualisht të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata.

Grupi hetimor në vendngjarje po dokumenton ngjarjen. Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin shtetasit polakë dhe lagështia në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe pakujdesia e drejtuesve ka shkaktuar dhe dy aksidente të tjera një në hyrjen jugore të Lushnjes dhe një në unazën e re të qytetit, aksidente të cilat fatmirësisht kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb