ELBASAN

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot në mesditë në aksin Rrogozhinë-Peqin.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. O.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja D. O., dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin A. D., të cilët po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: