Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj.Gazetari Elifon Ndreka raporton se një furgon është përplasur me një autoveturë dhe kanë përfunduar të dy të përmbysura në një parcelë jashtë rruge. Nga aksidenti kane marre demtime dhe jane derguar per ndihme mjekesore ne spital 3 persona, njeri prej te cileve ne gjendje te rende per jeten. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:24, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen V. K., 53 vjeçe, me furgonin me drejtues shtetasin L. D., 31 vjeç. Nga përplasja kanë dalë nga rruga të dyja automjetet dhe si pasojë janë dëmtuar 53-vjeçarja dhe 2 pasagjerë në furgon, shtetasit I. K., 36 vjeç dhe R. D., 70 vjeç.

70-vjeçari i dëmtuar është transportuar në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasit I. K. dhe V. K. kanë marrë mjekim në spitalin e Lezhës, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb