Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, është regjistruar pak çaste më parë në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se në aksin rrugor Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb