Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Një këmbësor, 80-vjeçar, është përplasur nga një automjet e për pasojë ka ndërruar jetë.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.

Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb