Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Balldre të Lezhës, përgjatë superstradës Shkodër-Lezhë, duke shkaktuar bllokim të trafikut dhe ngadalësim të qarkullimit.

Incidenti ndodhi gjatë një tentative për parakalim nga një automjet që transportonte një familje, e cila u godit nga pas nga një autobus i linjës Shkodër-Tiranë.

Si rezultat i lagështisë në rrugë, vetura e goditur u përplas gjithashtu nga një kamion.

Megjithatë, për shkak të shpejtësisë së ulët të trafikut, aksidenti nuk solli pasoja për njerëzit.

Familja u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontrolle rutinë, ndërsa efektivët e qarkullimit rrugor arritën në vendngjarje për të zhbllokuar trafikun dhe për të menaxhuar situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb