Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë, ku një shtetas ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë  ka përplasur një 76-vjeçar.
I moshuari aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim:
Informacion paraprak/Rreth orës 09:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi B. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin N. K., rreth 76 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi N. K., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin B. M. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb