Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”.

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 61- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb