Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin nacional Ura e Leklit-Këlcyrë.

Mësohet se një 33-vjeçar ka përplasur një 81-vjeçar. I moshuari është dërguar për kurim në Spitalin e Gjirokastrës.

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në qytetin e Këlcyrës, shtetasi M. S., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasin F. V., 81 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: