Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Vlorë -Panaja, dyshohet se janë përplasur dy automjete.
Paraprakisht raportohet për një të plagosur i cili ka mbërritur në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Sakaq, ende nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave.