Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës në Durrës, ku një person ka tentuar të kalojë autostradën, por është përplasur nga një automjet.

I aksidentuari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit. Dyshohet që shkak është bërë pakujdesia e treguar nga këmbësori.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: