Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, ku rreth orës 12:20, një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në përroin e Ballshit Fshat.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe urgjenca mjekësore, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Mësohet se personat që udhëtonin në këtë automjet janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb