Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pasditen e sotme në Berat. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit, përballë Varrezave të Dëshmorëve. Mjetet, tip Mitsubishi me targa AA 020 CT dhe Mercedes Benz, me Targa AB 753 KY kanë qenë duke qarkulluar në të njëjtin sens lëvizje kur janë përplasur. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale. Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta qarkullimi në këtë aks. Në vendngjarje shkuan menjëherë efektivë të policisë rrugore, dyshohet se shkak për rrëshqitjen e mjeteve dhe përplasjen e tyre mund të ketë qenë lagështira në rrugë.

435931c8 6135 4174 9389 E16449e3a4f7
435931c8 6135 4174 9389 E16449e3a4f7
Da5d81dc Fa80 4c7a Bd6e 642d406c064d
Da5d81dc Fa80 4c7a Bd6e 642d406c064d

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb