Aksident në afërsi të fshatit Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, një mjet dyshohet se ka përplasur një këmbësore, e cili po transportohet në spitalin e Korçës.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo gjendja e personit të dëmtuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e situatës.
Drejtuesi i automjetit që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.
65- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(Balkanweb)