BULQIZE

Një aksident ka ndodhur sot në Qafë-Buall të Bulqizës, duke shënuar plagosjen e 4 personave. Menjëherë pas aksidentit 2 prej te plagosurve janë nisur drejt Tiranës.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet se është bërë parakalimi i kamionit nga një autoveturë, e cila më pas ka dalë nga rruga.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se makina ka dalë nga rruga në momentin që ka parakaluar kamionin. Të plagosurit janë identifikuar si Hysni Jahurri, 58 vjeç nga Mamurrasi; Vladimir Elezi, 42 vjeç nga Klosi; Altin Tosku 23 vjeç nga Klosi; Mehmet Liçi, 59 vjeç nga Klosi.

Ndërkaq forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, për të dokumentuar rrethanat e mundshme të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb