Një aksident është regjistruar këtë të premte në segmentin e bajpasit të Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

Dy automjete janë përplasur në anën e fshatit Bastar Murrize, ku ndodhet kthesa më problematike e kësaj rruge.

Raportohet për 4 të plagosur nga ky aksident ndërsa drejt vendit të ngjarjes është nisur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë,  ndërsa është krijuar trafik i gjatë.

Kjo kthesë është bërë shpesh problem dhe burim aksidentesh ku me dhjetëra mjete janë përplasur që nga hapja për qarkullim. Vetëm pak ditë më parë tre aksidente u shënuan njëri pas tjetrit për shkak të lagështisë në rrugë.

Në të njëjtën kohë një automjet përfundoi mbi varreza ku fatmirësisht familja prej 4 anëtarësh që ndodheshin në të shpëtoi mrekullisht.

Vetëm dy ditë më parë, firma ka ndërhyrë për riparimin e barrierave metalike, por nuk ka bërë asgjë për të bërë kthesë3n jo të rrezikshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: