Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Barçanj të Devollit.

Policia bën me dije se një automjet tip “Toyota” është përplasur me një automjet.

Për pasojë kanë përfunduar në spital dy drejtuesitt, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Devoll/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në fshatin Barçanj, Devoll, motomjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 30 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A. K., 72 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb