DURRËS

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Gjirit të Lalëzit pranë fshatit Radë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një i moshuar.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, ku shtetasi E.Q.,37 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësorin me iniciale S.D., 87 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb