Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të regjistruar në zonën e Plepave në Durrës.

Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit, ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00.

Automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me  moto-mjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç.

I lënduar ka mbetur 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me  motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të  aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb