ELBASAN

Një aksident është rregjistruar rreth orës 17:50 në aksin e rrugës Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se një autoveturë sipas burimeve nga vengjarja ka përplasur këmbësoren e identifikuar si Qamile Sinani 80 vjeç, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

Paraprakisht nuk janē të qarta rrethanat se si ka ndodhur aksidenti dhe se i kujt ka qenë faji. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb