ELBASAN

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” në Elbasan, ku mjeti tip trajler, me drejtues shtetasin I.T., 66 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar një këmbësor rreth 40 vjeç, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb