ELBASAN

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Vidhas. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, shtetasi A. B., 41 vjeç banues në Kuçovë, duke drejtuar mjetin me targa AA 829 JO, ka aksidentuar një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Ervis Matraxhiu, 31 vjeç, banues në fshatin Vidhas Elbasan. 31-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb