ELBASAN

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në një nga lagjet e qytetit të Elbasanit. Mësohet se një automjet civil është përplasur me makinën e një patrulle të policisë pranë shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Elbasan. Në automjet ndodheshin komandanti i grupeve të gatshme dhe disa punonjës policie.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur efektivi Enver Muça, me detyrë komandant i grupeve të gatshme, i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe pas marrjes së mjekimit është larguar në banesë. Të dyja mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha. Policia po heton ngjarjen, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në lagjen “Kongresi”, Elbasanit, shtetasi A.J., 22 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin e shërbimit të patrullës së përgjithshme tip “Hondai”, me drejtues shtetasin A. H., banues në lagjen “Skëndërbej”, Elbasan, efektiv i Komisaratit të Policisë Elbasan.
Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb