ELBASAN

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas ku ka mbetur e plagosur një grua. Sipas të dhënave nga policia një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.T., 53 vjeç, banues në Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A.M., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.K., banuese në Elbasan, e cila ishte pasagjere në mjeti tip “Ford”, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: