Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një 80-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur një 64- vjeçare.
E dëmtuara ka shkuar në spital për kryerjen ne ekzaminimeve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftim:
Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “8 Shkurti”, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 80 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen D. K., 64 vjeçe, e cila ka shkuar në spital për kryerjen e ekzaminimeve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb