Mësohet se një motorr, i cili përdorej për shpërndarjen e picave, është përplasur në qendër të qytetit të Fierit, pranë ish turizmit në Fier, me një makinë tip smart. Përplasja ka qenë e forte, dhe si pasojë mesohet se ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motocikletes.

Ne rruge jane perhapur kudo pjese te motorrit te shkaterruar, ndersa shihet e braktisur edhe makina tip smart.

Burime nga vendi i ngjarjes kane bwre me dije motorri ka qene euke levizur me shpejtesi, ndersa eshte perplasur ne kryqezim me automjetin.

Po te njejtat burime kane bere me dije se drejtuesi i smart ka shoqeruar te plagosurin per ne mjediset e spitalit, ku i plagosuri po i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Ne vendin e ngjarjes ndodhen uniformat blu te cilat po punojne per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb