FIER

Dy kamionë janë përplasur me njeri-tjetrin në aksin pranë ish-UMB në Fier. Burimet e para nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se njeri prej kamionëve transportonte grurë. Përplasja e kamionëve ka sjell edhe ngadalësim të trafikut për disa minuta e ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe uniformat blu.

Mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa po punohet për të gjetur shkaqet e përplasjes. Kjo është përplasja e dytë e ndodhur me Fier sot, pasi që në orët e para të mëngjesit një kamion u përplas me një automjet tip furgon. Fatmirësisht në të dy përplasjet nuk ka pasur të lënduar në gjendje të rënde.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: