FIER

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një person ka gjetur vdekjen e 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Kthesa e Dukasit” në aksin Fier-Zharrez. Tre makina janë përfshirë në aksident, njëra “Benz” me targa AA 885 TO, një “Fiat” me targa italiane DL 353 HL dhe një makinë e tretë “Opel” me targa AA 199 EB.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të plagosurit Toneto Gjaci, Eni Ulaj, Egi Ulaj, Sidorela Luli, Teuta Gurguri dhe Zenepe Gurguri, 73 vjeçe janë dërguar në spitalin e Fierit. Viktima është identifikuar si Nikolin Mata, 44 vjeç nga Berati
sidorela luli

Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:35, në fshatin Zharrëz, janë përplasur 3 automjete. Konkretisht është përplasur automjeti tip “Benz’ me drejtues shtetasin M.P., 40 vjeç, banues në Vidhisht, automjeti tip “Fiat’ me drejtuese shtetasen H.U., 21 vjeçe, banuese në Fier dhe automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N.M., 44 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “Opel’, shtetasi N.M., ka mbetur i dëmtuar shtetasi T.Gj dhe shtetasja S.L (pasagjerë në mjetin tip Opel) dhe shtetaset Z.G., 73 vjeçe; T.G., 46 vjeçe; H.U., 21 vjeçe; E.U., 25 vjeçe; S.L., (pasagjere në automjetin tip Fiat) të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit tip Benz, shtetasi M.P i cili dyshohet se është në gjendje të dehur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: