FUSHE KRUJE

Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë-Krujë, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar. Ngjarja në fjalë ndodhi në afërsi të fshatit Larushk.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete tip ‘Benz’. “BalkanWeb” mëson se të plagosurit janë anëtarë të një familje.

Po ashtu bëhet e ditur se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihet identiteti i tyre si dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb