GJIROKASTËR

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Sipas policisë, një 62-vjeçar është përplasur nga një makinë tip “Benz” edhe për pasojë ka marrë plagë të shumta.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Brikena Metaj raporton se i dëmtuar ka mbetur shtetasi Flamur Pashaj, i cili pritet të transportohet me urgjencë me helikopter në drejtim të Tiranës. Shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe aktualisht po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë:

Në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin F.P, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambjentet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb