ITALI- Një 49-vjeçare shqiptare ka mbetur e plagosur rëndë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

‘Monza today’ shkruan se ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00 në Monza të Italisë. Sipas raportojnë mediat italiane, shqiptarja ishte duke udhëtuar me biçikletë në kohën kur është përplasur me një motoçikletë, që drejtohej nga një 42-vjeçar.

Fill pas përplasjes, gruaja shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është transportuar me urgjencë në spitalin “San Gerardo”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb