Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali. Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën A4 mes Villesses dhe Redipuglias drejt Triestes.

Një makinë “Fiat Bravo” është përplasur me një kamion të ndaluar në një vend pushimi dhe dy personat në mjet kanë gjetur vdekjen në vend. Viktimat janë dy të rinj punëtorë ndërtimit që po shkonin në punë: Arjan Disha, 28 vjeç dhe Jamal Amaadour, 34 vjeç maroken.

Të dy ishin rezidentë në provincën e Trevisos por punonin në Monfalcone (Gorizia). Mbeten ende për t’u qartësuar shkaqet e aksidentit por nuk përjashtohet mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi në timon.

Përplasja ishte aq e fortë dhe dy të rinjtë kanë mbetur të ngecur mes llamarinave të makinës. Makina, e copëtuar plotësisht nën kamion, u lëviz me vështirësi nga zjarrfikësit dhe nga ndihmësit mekanikë. Autostrada mbeti e mbyllur për rreth tre orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb