KAVAJE


Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Nr. 5 në Kavajë.


Një automjet tip “Peugeot” ka goditur një motor, ku për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit shtetasi Limon Kazazi 47 vjeç, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit.

Nga burimet policore bëhet me dije se shkak i këtij aksidenti ka qenë ecja me shpejtësi në rrugën kryesore e mjetit tip Benz, gjë që ka shkaktuar edhe përplasjen.


Sipas burimeve policore, drejtuesi i motorit ishte një shitës ambulant i qumështit dhe pasi kishte mbaruar punën në treg, ishte duke shkuar drejt banesës të tij. Mirëpo, rrugëtimi i tij përfundoi duke u shtruar për kurim në spital.

Sipas informacione i aksidentuari ka pësuar dëmtime në kokë dhe në gjoks, ose në gjuhën mjekësore politraumë.

(d.xh/Balkanweb)